Coutinho do të vendos për të ardhmen pas finales së Champions League!

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas përfundimit të finales së Champions League, raporton Mundo Deportivo.

Braziliani aktualisht është i huazuar tek Bayern Munich, skuadër e cila nuk dëshiron blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

Quique Setien i ka hapur dyert brazilianit për tu rikthyer në Barcelonë dhe për të luftuar për një vend titullari por edhe një rikthim në Premier League është përmendur për 28 vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here