E fundit, Inter vendos për Conten!

Inter ka vendosur që për momentin të mos shkarkojnë trajnerin Antonio Conte për shkak të formës së dobët që e larguan klubin nga lufta për titull.

Neroazzurët momentalisht janë 10 pikë pas skuadrës së Juventusit e cila është e para, distancë kjo që erdhi për shkak se qysh prej rikthimit të ndeshjeve Inter ka fituar vetëm 3 nga 7 ndeshjet e zhvilluara të Serie A.

Gianluca di Marzio raporton se klubi do të vazhdojë deri në fund të këtij sezoni me Conten dhe pas kësaj përfundimit të këtij sezoni në krye të stolit mund të vijë Massimiliano Allegri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here