Harrojeni Juventus, kjo është skuadra e ardhshme e Zaniolos!

Mesfushori i Romës, Nicola Zaniolo duket se do të rikthehet tek ish skuadra e tij, Inter.

Zaniolo tek Roma u transferua për shkak të Radja Nainggolan i cili shkoi në San Siro.

Pasi Nainggolan u rikthye tek Cagliari, 21 vjeçari u shndërrua në një yll të padiskutueshëm tek Giallorosët dhe në gjithë Italinë.

Tani Tuttosport raporton se Inter është gati për ta rikthyer atë dhe synon mposhtjen e konkurencës së Juventusit.

Një armë plus mund të jetë edhe pjesëmarrja në Champions League gjë që skuadra e Romës për vitin e ardhshëm nuk e ka një risi të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here