Inter me mbrojtës të ri, nuk bëhet fjalë për Emersonin e Chelseas!

Emerson Palmieri është futbollisti që disa javë rresht ka bërë bujë prej interesimit të madh nga skuadra e Inter dhe tani Chelsea e ka nxjerrë atë zyrtarisht në shitje.

Mirëpo tani Neroazzurët duket se e kanë zhvendosur tjetër kah interesimin e tyre.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Atalantas, Robin Gosens, i cili ka oferta edhe nga jashtë Italisë.

Drejtuesit e Inter e pëlqejnë shumë futbollistin e Atalantas i cili ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar gola me peshë të mëdha për skuadrën italiane dhe një transferim gjatë kësaj vere ka shumë mundësi të ndodhë pasi lojtari preferon akoma qëndrimin në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here