Jeremie Boga ndezë luftën në mes të gjigantëve të Serie A!

Edhe pse kanë mbetur edhe 7 ndeshje për të përfunduar ky sezon i Serie A, skuadrat kanë filluar përgatitjet për këtë merkato.

Kjo vlen veçanërisht për skuadrën e Milan e cila është në pritje të ardhjes në krye të klubit të gjermanit Ralf Rangnick.

Jeremie Boga i Sassuolos është objektivi i ardhshëm i Rossonerëve të cilët në këtë garë nuk do të jenë të vetëm pasi edhe Napoli është e interesuar për shërbimet e tij.

Futbollisti këtë sezon në 30 ndeshje ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 4 herë për shokët e skuadrës.

Napoli i Gennaro Gattusos duket më e avancuar në këtë garë dhe pritet transferimi i tij për një çmim prej rreth 25 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here