Milan transferon yllin e Udineses!

AC Milan ka ringjallur interesimin e saj për futbollistin e Udineses, Rodrigo De Paul dhe po mendohet që të bëhet një ofertë serioze në drejtim të tij, supozojnë mediat italiane.

Rossonerët kanë qenë të përfolur edhe më herët me argjentinasin por nuk kanë qenë të suksesshëm për transferimin e tij në San Siro.

Ky interesim u ringjallë porsa u mor vesh që Ralf Rangnick nuk do të vijë tek Milan për sezonin e ardhshëm.

Qëndrimi i Stefano Piolit do të thotë që edhe Rodrigo De Paul do të bëhet pjesë e Rossonerëve pasi fubollisti pëlqehet shumë nga tekniku italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here