Everton dhe Leeds në ndjekje të Romeros!

Portieri i Manchester United, Sergio Romero është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për skuadrat e Everton dhe Leeds United, raporton ESPN.

Të dy klubet mund të bëjnë gati ofertat e tyre në drejtim të argjentinasit i cili duket i frustruar me Ole Gunnar Solskjaer i cili e ka lënë nën hijen e David De Geas.

Everton dëshiron Romeron si zëvëndësim për Jordan Pickford ndërsa trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa po kërkon të ndërtojë një skuadër të aftë për të siguruar mbijetesën në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here