Milan transferon yllin e Barcës, goditje e qëlluar nga Rossonerët!

Me një merkato që është shtyer deri në shtator skuadra e Milan ka filluar ti qartësojë objektivat e saj.

Siç raporton Foot Mercato, objektiv kryesor për mbrojtjen e saj Milani ka Jean-Claire Todibo të Barcelonës i cili sezonin e kaluar e kaloi i huazuar tek Schalke 04.

Problemi i vetëm mes dy palëve qëndron tek çmimi që kërkon Barcelona për 20 vjeçarin që është shifra prej 25 milionë eurosh.

Mirëpo Rossonerët shpresojnë në një ulje të çmimit nga Barcelona për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here