Nuk gaboi me Hernandezin, tani Maldini ka gati një tjetër transferim të madh

Me rinovimin e Stefano Piolit edhe Paolo Maldini do të qëndrojë te Milani.

Legjenda e Rosonerëve është më meritori për transferimin e Theo Hernandez verën e kaluar, ndërsa tani ka piketuar një tjetër transferim për të ardhmen.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic. Maldini beson se Milenkovic është përforcimi i duhur për vijën e mbrojtjes dhe ka nisur sulmin për ta transferuar atë në San Siro.

Maldini është i gatshëm që tia ofrojë Fiorentinës kartonin e Lucas Paquetas. Milenkovic ka luajtur 39 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar katër gola. Vlera e tij në treg është rreth 25 milionë euro, ndërsa ajo e Paquetas 20 milionë.

Milan pritet t’i ofrojë Fiorentinës edhe një shumë parash për të arritur deri te Milenkovic.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here