Maldini nis sulmin: Milan transferon yllin e Napolit

Milan pritet që të bëjë një goditje të madhe në merkato për vijën e sulmit.

Rosonerët po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre pas rifillimit të Serie A, megjithatë sulmi i tyre është në vendin e tetë në kampionat sa i përket golave të shënuar dhe skuadra ka nevojë për përforcime.

Paolo Maldini dhe Ivan Gazidis kanë piketuar objektivin kryesorë për vijën e sulmit. Bëhet fjalë për sulmuesin e Napolit, Hirving Lozano. 24-vjeçari nuk është ambientuar aspak në San Paolo dhe është i gatshëm të largohet nga Napoli pas një viti.

Lozano ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar vetëm katër herë. Napoli është i gatshëm ta shesë meksikanin, ndërsa Rosonerët dëshirojnë ta huazojnë atë me opsion blerjeje.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here