Marrëveshja është arritur: Juventus transferon sulmuesin e ri për 80 milionë euro!

Objektivi kryesorë i Juventusit për këtë merkato është transferimi i një qendërsulmuesi dhe Biankonerët e kanë gjetur atë.

Mediat italiane raportojnë se Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje me Wolves për transferimin e Raul Jimenez. Meksikani ka shkëlqyer këtë sezon duke realizuar 26 gola.

Wolves kërkonte 100 milionë euro për lirimin e tij, ndërsa Juventus ofronte vetëm 50 milionë, mirëpo klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe Biankonerët do të paguajnë 80 milionë euro për transferimin e tij.

Juventus do të ketë një sulm të frikshëm sezonin e ardhshëm me Ronaldon, Jimenezin dhe Dybalan.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here