Formacionet zyrtare: Juventus – Roma

Juventusi dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Juventusi e pret Romën në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në Serie A, takim që zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:45.

Ekipi i Maurizio Sarrit vjen në këtë ndeshje për shumë vullnet pasi ka siguruar titullin e këtij sezoni para disa ndeshjeve dhe rezultati është në plan të dytë.

Në anën tjetër, ekipi i Paolo Fonsecas është në formë të lartë dhe do të luajë për fitore, edhe përkundër se kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Evropës.

Sarri ka vendosur të startojë me ekip të dytë në këtë ndeshje, ndërsa rotacioni nuk mungon as nga Fonseca.

Juventus: Szczesny; Danilo, Rugani, Bonucci, Frabotta; Rabiot, Muratore, Matuidi; Zanimacchia, Higuain, Bernardeschi

RomaFuzato; Smalling, Ibanez, Fazio; Zappacosta, Villar, Veretout, Calafiori; Zaniolo, Perotti; Kalinic

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here