Formacionet zyrtare: Milan – Cagliari

Milani dhe Cagliari kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të klubit nga Sardenja në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit në Serie A, takim që zhvillohet në San Siro nga ora 20:45.

Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje me një formë shumë të mirë me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e radhës, edhe pse e kanë siguruar tashmë kualifikimin në Evropë.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë pa pretendime në këtë takim dhe pritet të luajnë një futboll të hapur në kërkim të rezultatin pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë ndryshime në formacionet e tyre për këtë ndeshje.

Milan: G Donnarumma; Calabria, Gabbia, Kjaer, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic

Cagliari: Cragno; Walukiewicz, Ceppitelli, Klavan; Mattiello, Farago, Ionita, Nandez, Lykogiannis; Pereiro, Simeone

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here