Milan përforcon mbrojtjen me një transferim 30 milionësh!

Milan ka gati një goditje të njëjtë si me The Hernandez mirëpo kësaj rradhe për anën e djathtë të mbrojtjes.

Davide Calabria dhe Andrea Conti kanë dështuar të bindin drejtuesit e skuadrës që tani janë të detyruar ti hedhin sytë kah merkato.

Sipas Gazzetta dello Sport, Rossonerët kanë identifikuar dy emra për këtë repart dhe bëhet fjalë për Denzel Dumfries dhe Emerson.

Emerson 21 vjeçar i cili është nën pronësinë e Barcelonës por momentalisht i huazuar tek Real Betis pëlqehet më së shumti nga drejtuesit e kuqezinjëve.

Milan ka shqyrtuar të gjitha mundësitë për transferimin e brazilianit në Serie A.

Rossonerët po kërkojnë njëherë shitjen e Davide Calabria dhe me fondet e krijuara pastaj të realizojnë transferimin me vlerë 30 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here