Roma me përforcim të ri në mbrojtjen e saj nga Premier League!

Me Chris Smalling që duket se e ka të vështirë të transferim tek Roma nga Manchester United dhe tani drejtuesit e skuadrës italiane e kanë zhvendosur vëmendjen tek Jan Vertonghen.

Bisedimet për Smalling janë pranë dështimit pasi United po kërkon 20 milionë euro dhe 5 të tjera në formë bonusesh ndërsa Roma është e gatshme që të japë vetëm 15 milionë euro.

Sipas Corriere dello Sport, Giallorosët tani po kërkojnë një opsion më të lirë për mbrojtjen.

Jan Vertonghen është opsioni më i pëlqyer pasi mbrojtësi belg tani nuk është më pjesë e Tottenham Hotspur dhe kërkon një pagë 3 milionë euro në vit, shumë kjo e përballueshme nga Roma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here