Zyrtare: Immobile golashënuesi më i mirë në Europë!

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është zyrtarisht golashënuesi më i mirë për sezonin 2019-2020 për shkak se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë fare ndeshjen e fundit të këtij sezoni të Serie A.

Ronaldo ishte i vetmi që mund të kërcënonte Immobilen i cili ka 35 gola të shënuar ndërkohë që Ronaldo ka shënuar 31 gjatë këtij sezoni por mesa duket është dorëzuar në këtë garë.

Kjo nënkupton se Immobile është golashënuesi më i mirë duke lënë pas kështu edhe Robert Lewandowskin e Bayern Munich me 34 gola të shënuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here