Fillon epoka Pioli: Milan ka gati tre goditje për merkaton e verës!

Sipas raportimeve të fundit, Milan planifikon tre përforcime në merkaton e verës.

Rosonerët e përfunduan sezonin në mënyrën më të mirë duke e ruajtur serinë e 12 ndeshjeve rradhazi pa humbje.

Siç raporton il Giornale, te Milani nuk po mendojnë për ndonjë revolucion, por për transferime kyçe.

Rosonerët dëshirojnë nga një përforcim për çdo departament të fushës, një mbrojtës, një mesfushorë dhe një sulmues.

Sa i përket mbrojtes objektivi kryesorë është Nikola Milenkovic. 22-vjeçari mund të luaj si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të djathtë. Pioli e dëshiron me çdo kusht Milenkovicin në skuadër, pasiqë e njeh shumë mirë atë nga koha te Fiorentina.

Në mesfushë objektivi i  Rosonerëve është Bakayoko. Francezi ka luajtur më parë te Milani dhe dëshiron rikthimin në San Siro. Mbetet të arrihet marrëveshja mes Milanit dhe Chelsea.

Për vijën e sulmit objektivi kryesorë është Federico Chiesa. Rosonerët janë të gatshëm të sakrifikojnë Lucas Paquetan dhe Rafael Leaon për të arritur deri te transferimi i tij në San Siro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here