Maldini nis bisedimet: Milan transferon yllin e Serie A për 35 milionë euro

Sipas raportimeve të fundit, Paolo Maldini do të tentojë edhe njëherë transferimin e Rodrigo De Paul nga Udinese.

Argjentinasi dëshiron largimin nga Udinese, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Milan, Inter, Napoli dhe Juventus.

Udinese kërkon 35 milionë euro për ta lënë të lirë 25-vjeçarin. Maldini ka nisur sulmin menjëherë dhe ka kontaktuar agjentin e De Paul.

De Paul i cili mund të luaj si sulmues i krahut të majtë dhe mesfushorë, ka luajtur 35 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar shtatë gola. Ai gjithashtu ka bërë edhe shtatë asistime.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here