Shkëlqeu këtë sezon në Serie A: Milan transferon yllin e Atalantas

Sipas raportimeve të fundit, Milani synon rikthimin e ish lojtarit Matteo Pessina.

Pessina ka shkëlqyer këtë sezon te Verona duke shënuar shtatë gola në 35 ndeshje të luajtura.

23-vjeçari është nën pronësinë e Atalantas të cilët synojnë shitjen e tij, pasiqë me paraqitjet që ka bërë këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Corriere dello Sport, raporton se Milani synon rikthimin e Pessinas, pasiqë Rosonerët mund ta blejnë atë me 50% zbritje.

Milani ia ofroi Atalantas Pessinan në vitin 2017 si pjesë e marrëveshjes për Andrea Contin.

Për momentin pritet që të dalin rezultatet e gjurit, pasiqë Pessina në ndeshjen e fundit të sezonit pësoi një lëndim dhe në varësi të seriozitetit të lëndimit do të varet transferimi i tij në San Siro.

Pessina vlen rreth 7 milionë euro, ndërsa Milani mund ta blejë për 3 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here