Sevilla eleminon Roman nga Europa League , Leverkusen gati për Interin

Sevilla ka mposhtur 2-0 Roma-n dhe ka siguruar një vend në çerekfinalet e Europa League.

Ndeshja e luajtur në Duisburg është vendosur në pjesën e parë.

Spanjollët kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me një aksion të bukur individual të Reguilon dhe kanë siguruar kualifikimin në minutën e 44-t me golin e shënuar nga En Nesyri.

Roma e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Mancini në fundin e takimit.

Sevilla do të luajë nëçerekfinale kundër fituesit të çiftit Olympiakos-Wolves.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here