Rangnick i hakmerret Milanit: Gjermani merr drejtimin e gjiganti italian!

Ditën e djeshme u zyrtarizua blerja e Romës nga grupacioni Friedkin.

Friedkin ka filluar të mendojë për Romën e re dhe Corriere della Sera ka lëshuar një lajm bombastik, duke shkruajtur se drejtor i ri i Giallorosëve do të jetë Ralf Rangnick.

Gjermani ishte i lidhur me një transferim te Milani për disa muaj, mirëpo në fund Rosonerët vendosën që Pioli të mbetet trajner, ndërsa Rangnick e prishi kontratën me Red Bull dhe ndjehet i tradhëtuar.

Mirëpo Rangnick është i gatshëm të hakmerret ndaj Milanit dhe ta marrë drejtimin e Romës.

Gjermani vlerësohet për punën që ka bërë te Red Bull Salzburd dhe RB Leipzig me zbulimin e talentëve të rinjë dhe grupacioni Friedkin e sheh atë si njeriun ideal për projektin e ri të Romës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here