Maldini ofron 38 milionë euro, lojtari ka thënë PO!

AC Milan ka bërë një ofertë shumë serioze në drejtim të Brescias për Sandro Tonalin, ofertë kjo që mesa duket është pranuar edhe nga vet futollisti.

La Gazzetta dello Sport raporton se Milani ka propozuar një huazim me vlerë 10 milionë euro dhe pastaj të drejtë blerjeje me vlerë 25 milionë euro dhe 3 milionë të tjera në formë bonusesh.

Massimo Cellino dëshiron në marrëveshje që blerja të jetë obligative mirëpo Paolo Maldini ka futur një shumë të madhe parash në huazimin e Tonalit gjë që ka bindur dhe presidentin e Brescias.

Maldini gjithashtu ka propozuar se në rast se Milan do të shesë Tonalin atëherë Brescia do të përfitojë 15% të shumës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here