Tuttsport: Milan transferon yllin e Premier League!

Për tja bashkangjitur Sandro Tonalit, Milan është në kërkim të një mesfushori tjetër dhe duket se e ka gjetur të duhurin.

Bëhet fjalë për Tiemoue Bakayoko të Chelseas për të cilin Milan ka disa javë që është në negociata të vazhdueshme me londinezët.

Të dy klubet janë të gatshme për lëvizje në merkato mirëpo Chelsea kërkon 30 milionë euro ndërsa Milan është e gatshme të ofrojë deri 25 milionë euro për francezin.

Rossonerët nuk e kanë për ngut këtë transferim pasi po kërkojnë të vonojnë një gjë të tillë për të sfiduar durimin e Chelseas dhe për të përfituar ndoshta ndonjë ulje çmimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here