Roma transferon yllin e Manchester United!

Roma ka arritur një marrëveshje me Manchester United për transferimin e Chris Smalling, sipas raportimeve në Itali.

Smalling gjatë huazimit në sezonin e kaluar i bindi drejtuesit e Romës se ja vlen blerja përfundimtare e kartonit të tij.

Mbrojtësi anglez ishte një tepricë tek Djajtë e Kuq pasi këta të fundit verën e kaluar transferuar Harry Maguire nga Leicester City ndërsa tani po synohet transferimi i mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Tek Roma Smalling pritet të zërë vendin e titullarit mirëpo akoma nuk dihen detajet e marrëveshjes që do ta sjellë atë në Stadio Olimpico.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here