E Fundit: Juventus në ndjekje të ish yllit të Milan!

Juventus, Paris Saint Germain dhe Atletico Madrid janë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit Stephan El Shaarawy, raporton Telefoot.

Ylli italian aktualisht është pjesë e Shanghai Shenhua mirëpo është gati ti jap fund aventurës në Kinë.

Leonardo i PSG është duke e vëzhguar nga afër situatën që po kalon futbollisti mirëpo në pole position po qëndron skuadra e Juventusit dhe në rast transferimi në Torino kjo do të ishte edhe një lloj hakmarrjeje për Milanin e cila e largoi atë disa vite më parë.

Kujtojm që para disa viteve El Shaarawy ishte njëri prej talenteve më të mëdhenj të futbollit italian mirëpo që nuk arriti të shfrytëzojë të gjithë potencialin që kishte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here