Zyrtare: Milik transferohet tek rivali i Napolit!

Arkadiusz Milik ka arritur një marrëveshje personale me skuadrën e Romës dhe tani po punohet të arrihet marrëveshja përfundimtare mes dy klubeve.

Sipas SportItalia, Giallorosët kanë arritur marrëveshjen me përfaqësuesin polak.

Milik i cili nuk u grumbullua fare nga Napoli në ndeshjen kundër Sporting CP që u shtye i është ofruar një pagë prej 5 milionë eurosh tek Roma plus bonuset tjera.

Milik i cili u transferuar tek Napoli nga Ajax në 2016 për shifrën e 32 milionë eurove ka një kontratë me skuadrën nga jugu i Italisë deri në qershorin e 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here