Bombë: Ronaldo refuzon Suarezin dhe propozon këtë futbollist!

Cristiano Ronaldo ka kërkuar përforcime të reja dhe duket se ato do të vijnë mirëpo ka refuzuar transferimin e Luis Suarez.

Portugezi preferon transferimin e sulmuesit të Romës, Edin Dzeko, i cili është shumë pranë ardhjes në Torinos pasi as Roma duket se nuk do të bëjë shumë rezistencë për këtë transferim.

CR7 nuk preferon transferimin e Suarez dhe mendon se boshnjaku do të përshatet më mirë në Torino.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Agnellit pasi bisedimet me Dzekon janë pothuajse në përfundim dhe sulmuesi pritet të përfitojë 8 milionë euro në sezon ndërsa Roma do të arkëtojë një shumë prej 15 milionë eurosh për shitjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here