Ja skuadra e re e Marash Kumbullës!

Marash Kumbulla shumë shpejtë pritet që të zyrtarizojë transferimin tek skuadra e Romës pasi ka udhëtuar për në qytetin italian për të kryer kontrollet mjekësore.

Sipas Sky Sport Italia, mbrojtësi shqiptar do të huazohet në sezonin e parë me të drejtë blerjeje më vonë për një shifër prej 30 milionë eurosh.

Siç raportohet ai do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me një pagë prej 1,5 milionë eurosh plus bonueset.

Tashmë 20 vjeçari ndodhet në Romë dhe orëve të ardhshme mund të pritet edhe ndonjë komunikatë zyrtare e Giallorosëve për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here