Repubblica: Objektivët me vlerë 70 milionë euro të Milanit!

AC Milan ka edhe dy objektivë për të transferuar për të plotësuar ekipin që ajo ëndërron për sezonin e ri.

Skuadra tashmë ka rinovuar me Zlatan Ibrahimovic ndërkohë përfundimisht ësht transferuar Ante Rebic dhe blerjet e reja të Brahim Diaz, Sandro Tonalit dhe Ciprian Tatarusanu kanë sjellë një frymë të re në San Siro.

Mirëpo Paolo Maldini së bashku me Ricky Massara po punojnë edhe për dy transferime të reja, atë të Tiemoue Bakayoko nga Chelsea dhe Nikola Milenkovic prej Fiorentinës.

Bakayoko po vlerësohet 30 milionë nga skuadra e Chelseas ndërkohë që për Milenkovic Fiorentina po kërkon hiç më pak se 40 milionë euro mirëpo skuadra kuqezi nuk po ngutet për këto transferime dhe në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia e ndonjë transferimi surprizë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here