Smalling në Serie A por jo tek Roma!

Chris Smalling i Manchester United tani po mendon një transferim tek skuadra e Interit pasi Roma siguroi shërbimet e Marash Kumbullës, raporton Calciomercato.

Djajtë e Kuq po kërkojnë 20 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin anglez që të largohet dhe Neroazzurët shpresojnë që do të arrijnë një marrëveshje për shkak të marrëdhënieve të mira që gëzojnë me skuadrën angleze.

Roma ishte e interesuar për shërbimet e tij mirëpo tani transferimi i Marash Kumbullës nga Giallorosët ka ndryshuar situatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here