Ndeshje pa gola, Roma barazon në transfertën me Veronan

Verona dhe Roma “nuk vriten”. Në stadiumin “Betengodi” barazimi 0-0 bën që të dy skuadrat të marrin nga 1 pikë, edhe pse duhet thënë se u goditën 3 tranversa: dy për Hellas dhe një për Romën.

Në fakt, okazioni për të mbyllur ndeshjen ishte në këmbët e Spinazzola, me një goditje nga rreth 20 metra, pas një super stopimi me gjoks dhe goditje fluturimthi.

Edhe Di Carmine provoi përpara tij, por tranversa dhe shtylla thanë jo, ashtu si Tamezes në pjesën e parë.

Skuadra e Juric buzëqesh, duke u shfaqur tashmë në formë të shkëlqyeshme, ndryshe nga ajo e Fonseca, në të cilën mungesa e Dzeko peshoi rëndë. Nuk debutoi dot Kumbulla, por turpi më i madh ishte me Edin Dzeko! I marrë nga Fonseca në Verona (edhe pse lojtari do të transferohet te Juventusi) trajneri e nxjerr në nxehje dhe nuk e aktivizon…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here