Bombë: Allegri i rikthehet futbollit edhe atë te gjiganti italian!

Massimiliano Allegri i rikthehet futbollit!

Ish trajneri i Juventusit dhe Milanit, Massimiliano Allegri ka ndezur zërat për transferimin e tij te Roma, pasiqë nuk e ka refuzuar mundësinë që ta marrë drejtimin e Giallorosëve.

Fonesca mund të shkarkohet nga Roma pas gjiros së parë, pas barazimit në transfertën me Veronën.

Allegri po merr pjesë në ‘Dancing with the Stars’, teksa i është bërë pyetja nëse do ta marrë drejtimin e Romës.

“Allegri në Romë? Nuk i dihet. Le të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë shkurtimisht trajneri italian.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here