Bombë: Nikola Milenkovic tek gjiganti i Serie A, por jo tek Milan!

Fiorentina duket se më në fund ka gjetur blerësin potencial të mbrojtësit serb.

Nikola Milenkovic i Fiorentinës duket se ka rënë në radarët e drejtuesve të Interit dhe milionat nuk përbëjnë problem për këta të fundit.

Neroazzurët po presin vetëm largimin e Milan Skriniar tek Tottenham ku pritet të përfitojnë një shumë prej 60 milionë eurosh prej sllovakut.

Momentalisht Milan është larg transferimit të mbrojtësit serb për shkak se Fiorentina po kërkon plot 40 milionë euro për të dhe nëse Skriniar shitet atëherë Inter do ta ketë shumë të lehtë transferimin e tij pasi problemi kryesor është shifra që kërkon skuadra La Viola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here