Chiesa tek gjiganti i Serie A për 50 milionë euro!

Federico Chiesa i Fiorentinës duket se e ka të qartë të ardhmen e tij.

Kjo pasi Andrea Pirlo e ka bërë atë një prioritet në merkato dhe është i gatshëm që të ofrojë plot 50 milionë euro për transferimin e tij.

Me Douglas Costan që pritet të largohet shumë shpejt, do të krijohet hapësira në skuadër dhe fondet e nevojshme për transferimin e objektivit kryesor edhe të Milanit e cila është shokuar nga një lajm i tillë.

La Viola ka kërkuar hiç më pak se 50 milionë euro mirëpo Pirlo ka shprehur gatishmërinë për të ofruar një shumë të tillë për futbollistin i cili premton shumë për të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here