Totti pranë rikthimit te Roma me post të ri

Francesco Totti është shumë afër që të rikthehet te Roma dhe sipas Il Corriere dello Sport, mund të jetë si zëvendëspresident ose si drejtor teknik.

Gazeta italiane bën të ditur se legjenda është në kontakte me drejtorin gjeneral Guido Fienga, që po punon në rikthimin e ikonës së klubit.

Skandali me Amadou Diawaran që i dhuroi tri pikë për Hellas Veronën, ka ndikuar që Totti të shihet si një njeri kyç për zhvillimin e skuadrës nga Firedkin Group.

Corriere dello Sport më tej raporton se pronarët më shumë e duan Totin në rolin e drejtorit teknik, në mënyrë që të vlerësohen transferimet e reja dhe largimet e tjera.

Ende nuk është e qartë nëse Totti rikthehet si zëvendës president apo si drejtor teknik, mirëpo që ky natyrisht se do të ishte lajm fantastik për tifozët e Romës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here