Lamtumirë Inter: Antonio Candreva ka skuadër të re!

Futbollisti i Interit Antonio Candreva do të largohet nga Meazza pas katër sezoneve me fanellën e Neroaxurëve.

Candreva u transferua te Interi në vitin 2016 nga Lazio për 22 milionë euro dhe do të largohet nga Milano edhe pse ka kontratë me Neroaxurët edhe për një vit.

Inter ka bërë disa përforcime këtë verë dhe Candreva nuk bën më pjesë në planet e Contes.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se 33-vjeçari do ta vazhdojë karrierën te Sampdoria.

Candreva do të firmosë kontratë katër vjeçare me Sampdorian, ndërsa Inter do të arkëtojë 2.5 milionë euro nga shitja e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here