Roma arrin marrëveshje me sulmuesin e Real Madrid!

Roma ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Real Madrid, Borja Mayoral.

Giallorosët synonin transferimin e Arkadiusz Milik të Napolit mirëpo bisedimet me polakun nuk shkuan ashtu siç duhej dhe u ndërprenë.

Kontrata e Mayoral skadon në 2021 dhe ka një klauzolë prej 20 milionë eurosh, shifër e lartë kjo për Romën mirëpo madrilenët mund të ulin çmimin për të duke marrë parasysh që ka vetëm edhe një vit kontratë të mbetur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here