Skriniar tek Tottenham, ylli i Premier League në Giuseppe Meazza!

Inter është shumë pranë shitjes së Milan Skriniar tek skuadra e Tottenham Hotspur mirëpo gjithashtu po lufton për transferimin e Chris Smalling të Manchester United.

Gazzetta dello Sport raporton se Smalling është identifikuar si zëvëndësuesi i duhur për mbrojtësin sllovak i cili po kërkohet me ngulm nga Mourinho.

Neroazzurët gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera me United pasi më herët kanë transferuar Lukakun, Sanchez dhe Ashley Young.

Transferimi i Smalling duket çdo ditë e më i mundshëm të ndodhë pasi sot Diego Godin zyrtarizoi transferimin e tij tek Cagliari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here