Roma dhe Milan në garë për mbrojtësin e Premier League!

AC Milan dhe Roma janë të interesuara për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Norwich City, Max Aarons.

Sipas mediave në Mbretërinë e Bashkuar, të dy skuadrat italiane kanë kohë që po e ndjekin futbollistin dhe do të bëjnë një ofertë para se të mbyllet afati kalimtar.

Edhe Barcelona më herët shfaqi interesim për 20 vjeçarin mirëpo një transferim i tij u refuzua nga skuadra angleze.

Aaron në Carrow Road ka një kontratë deri më 2024 dhe nga Norwich ai vlerësohet me një çmim prej 20 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here