Ronaldo fantastik, Juventus ndalet në Olimpico nga Roma

Juventusi i Pirlos ndalet në javën e dytë të kampionatit, ku në “Olimpico” duhet një paraqitje super e Cristiano Ronaldo-s për të rrëmbyer 1 pikë ndaj Roma-s së Fonsecas, që e pa fitoren kur Rabiot doli me të kuq, por CR7 nuk fali me kokë.

Debutim për mbrojtësin shqiptar Kumbulla sonte, edhe pse me 1 pikë. Protagonist në pjesën e parë sidomos Veretout, që arriti të shënonte dy gola, njërin me penallti dhe tjetrin me kundërsulm.

Juventusi gjeti barazimin e përkohshëm me penalltinë e fituar dhe realizuar nga Ronaldo. Por, në pjesën e dytë Rabiot bëri faullin që i kushtoi të verdhën e dytë dhe të kuq pra. Edhe pse me dhjetë, “Zonja” reagoi dhe gjeti golin me portugezin (goli i tretë në dy javët e para).

Debutim edhe për Alvaro Morata me fanellën bardhezi këtë sezon. Në fund, 2-2 kënaq përgjysmë Roma-n, por shumë Juventusin, duke parë si rrodhi ndeshja.

REKORDI – Shifër e re për Cristiano Ronaldon. Portugezi i Juventusit, me dygolëshin e shënuar kundër Roma-s këtë mbrëmje, në fakt ka arritur 450 gola të shënuar në pesë kampionate të mëdha evropiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here