Barazimi me Romën, Pirlo bën gati transferimin 50 milionësh!

Juventus mbrëmë barazoi ndaj Romës në Olimpico dhe Pirlo është i vetëdijshëm se skuadra ka nevojë edhe për një sulmues.

Shtatë ditë kanë mbetur deri te përfundimi i merkatos në Itali.

Të gjithë klubet janë duke punuar për përforcimet e fundit, ndërsa Tuttosport, raporton se Juventus është duke bërë gati goditjen e fundit për këtë merkato.

Biankonerët kanë përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurove për Chiesan dhe Correan.

Te Juventus e dëshirojnë transferimin e njërit prej tyre me ngulm dhe tani mbetet ta shohim se cili klub do ta pranojë ofertën.

Chiesa duket se është më pranë Juventusit, pasiqë dëshiron largimin nga Fiorentina, ndërsa Lazio nuk planifikon ta shesë Correan.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here