Fali Ramadani arrin marrëveshjen me gjigantin italian për Chiesan!

Fali Ramadani është duke zhvilluar negociata me skuadrën e Juventusin dhe një marrëveshje duket se është arritur për transferimin e Federico Chiesas.

Il Corriere dello Sport raporton se Zonja e Vjetër i ka ofruar një kontratë 5 vjeçare futbollistit mirëpo problemi qëndron tek shuma e lartë që po kërkon skuadra La Viola.

Juventus po shpreson të bindë skuadrën nga Firence për të huazuar atë këtë sezon me të drejtë blerjeje vitin e ardhshëm.

Juventus shpreson që të arrijë një marrëveshje me vlerë 50 milionë euro për anësorin i cili në dy ndeshjet e para ka shënuar 1 gol dhe asistuar dy herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here