Hysaj larg Napolit e Italisë!

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, mund të transferohet tek gjiganti rus i Spartak Moscow për një shumë prej 7 milionë eurosh.

Sky Sport Italia raporton se skuadra ruse shpreon që të firmosë me mbrojtësin shqiptar këtë sezon pasi kontrata e tij me Napolin skadon vitin e ardhshëm.

26 vjeçari ka muaj që po përflitet për një largim nga napolitanët dhe gjiganti rus ka bërë gati një ofertë 5 vjeçare për të.

Në rast transferimi shqiptari do të nënshkruante deri më qershor të 2025 me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here