Milenkovic lë Fiorentinën!

Gazetari italian Gianluca Di Marzio raporton se skuadra e West Ham United ka ofruar 25 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit serb të Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

22 vjeçari shtatgjatë njihet për shkathtësinë e tij si dhe për aftësinë që të luajë në qendër dhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane si Manchester United e Milan dhe oferta e bërë mund të mos jetë e nevojshme për të bindur La Violan ta lërë serbin të largohet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here