Barcelona dhe Sevilla e mbyllin me barazim në kryendeshjen e javës

Barcelona dhe Sevilla i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së pestë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Pas vetëm tetë minutash lojë në Camp Nou, Luuk de Jong i kaloi mysafirët në epërsi.

Por, nuk kaluan as dy minuta nga epërsia e tyre dhe Philippe Coutinho i barazoi shifrat në 1-1.

Barcelona më pas kishte iniciativën, mirëpo konkretizimi deri te gola, vendasve u mungoi.

Në pjesën e dytë, Lionel Messi kishte disa mundësi të arta, por argjentinasi nuk u tregua i saktë në asnjë rast.

Edhe Miralem Pjanic që hyri në vend të Coutinhos kishte mundësinë që të ishte në listën e realizatorëve, mirëpo që Bono i mohoi shansin për gol.

Të dy skuadrat në fund u ndanë të kënaqura me një pikë në javën e pestë në La Liga.

Barcelona është aktualisht në vendin e pestë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Sevilla në të gjashtin.

Në xhiron e e gjashtë, Barcelona do të përballet me Getafen, një takim më i lehtë në letër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here