Punë e kryer: Chiesa tek Juventus!

Federico Chiesa pritet që ditën e sotme ti kryejë testet mjekësore pasi një marrëveshje e komplikuar huazimi me të drejtë blerjeje u arrit mes Juventusit dhe Fiorentinës.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja u arrit të dielën mbrëma dhe testet mjekësore janë rezervuar për mëngjesin e sotëm.

Afati i transferimeve mbaron sot në orën 19.00.

Bëhet fjalë për një huazim dy vjeçar ku vitin e parë Juve do paguajë 2 milionë euro ndërsa për të dytin 8 milionë të tjera.

Megjithatë Juventusi do të jetë e obliguar në qoftë se plotësohen këto kushte:

Juventus përfundon në top 4, Chiesa luan 60% të ndeshjeve për të paktën 30 minuta, Chiesa shënon 10 gola dhe asiston 10 herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here