Roma përsëri pas El-Shaarawyt!

Roma do të nënshkruajë përsëri me Stephan El-Shaarawy gjatë janarit i cili aktualisht luan për Shanghai Shenhua në Kinë, raporton Calcio Mercato.

27 vjeçari do të transferohet në Olimpico në formë huazimi dhe pastaj Roma do të ketë të drejtë blerjeje për një shifër prej 20 milionë eurosh verës së ardhshme.

Roma tentoi që të finalizojë transferimin e italianit para se të mbyllet afati kalimtar të hënën mirëpo nuk arriti të realizojë një gjë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here