Traore tek gjiganti i Serie A?!

Wolves janë paralajmëruar për interesimin që ka shfaqur Juventusi për Adama Traore dhe rinovimi me të është kërkuar të arrihet shpejt.

Spanjolli sezonet e fundit i ka mahnitur të gjithë me formën e treguar dhe është bërë pikë referimi në skuadrën e Nuno Espirito Santo.

Një numër i madh skuadrash europiane kanë qenë në kërkim të tij duke përfshirë edhe Zonjën e Vjetër që tentoi transferimin e tij këtë verë mirëpo pa sukses.

Mirëpo janari shumë shpejtë do të vijë dhe skuadra angleze duhet që të rinovojë kontratën me të në qoftë se nuk dëshiron ndonjë surprizë të hidhur në mes të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here