Si e ndihmoi Lampard Juventusin ta transferojë Chiesan!

Juventus më në fund e transferoi Federico Chiesan pasi disa muaj ndjekjesh gjatë kësaj vere.

Mirëpo një gjë e tillë nuk mund të ndodhte në qoftë se Douglas Costa nuk do largohej nga Torino.

Dhe këtu një meritë të madhe duket se se ka edhe Frank Lampard edhe pse pa dashje.

Kjo për arsye se Bayern Munich e cila huazoi Douglas Costan ishte në kërkim të transferimit të Callum Hudson-Odoit të Chelseas.

Mirëpo një transferim të tillë nuk e pranoi Lampard dhe më pas bavarezët u detyruan që ta huazonin anësorin brazilian të Zonjës së Vjetër që pastaj i hapi rrugë edhe transferimit të Chiesas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here