Kushton 30 milionë euro, Inter ka gjetur pasuesin e Handanovic

Samir Handanovic pritet të vazhdojë me Interin edhe për një tjetër sezon, ndërsa Neroaxurët kanë filluar kërkimin e pasuesit të tij.

Gazzetta dello Sport, raporton se Neroaxurët kanë piketuar portierin e Cagliarit, Alessio Cragno si pasuesin ideal të Handanovic.

26-vjeçari po bën paraqitje mjaftë të mira te Cagliari dhe vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.

Interesim për të ka shfaqur edhe Roma dhe mbetet ta shohim se ku do të përfundojë sezonin e ardhshëm Cragno.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here